Dafina Zeqiri ka publikuar një video ku shihet duke dridhur e duke inçizuar të pasmet para pasqyrës.

Këngëtarja Dafina Zeqiri duket se nuk e ka ndërmend të ndalojë sjelljet e saj dhe lëvizjet provokuese as këtë vit e dekadë të re.

Ajo në videon e fundit që ka publikuar shihet e veshur me një kostum të kuq që i zbulon mjaft shumë pjesën e prapme dhe këmbët e saj.

E këtë video Dafina e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Ndërkohë, artistja ka lajmëruar se këtë vit do të sjellë shumë projekte e ndër ta edhe albumin e saj të parë pas shumë kohësh.

Ajo ka treguar se që në fillim të këtij viti do të publikojë një super projekt dhe është shumë e emocionuar dhe mirënjohëse për punën që ajo dhe ekipi e saj po bëjnë dhe për fansat që gjithmonë e vlerësojnë këtë punë të palodhshme./Gazeta Express