Loredana Zefi ka bërë njoftimin për turneun e saj muzikor në Instagram “Lori Tour”! Me vajzën në krahë, reperja e famshme shqiptare ka publikuar disa video në Instastory, ku shihet me një kapele në kokë dhe pa makijazh.

Reperja u ka dhënë një pamje të freskët fansave të saj, të cilët nuk kanë fatin ta shohin shpesh kështu. Në një tjetër pamje ajo duket mjaft në formë dhe shumë natyrale, e sapo dalë nga dushi. Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka nisur të përflitet se mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje të re me reperin e njohur gjerman, Bonez MC.