Nga Frrok Çupi

Të gjitha palët kanë rënë në gjunjë: Presidenti i Republikës, një luftëtar i çartur i stilit shia pas- Mesjetë, është afruar në gjunjë para altarit të armikut të tij dhe po bën kryqin. Fotografinë e Edi Ramës me kancelaren Merkel e përcolli si ikonë shenjtorësh. Poshtë fotos shkroi, pak a shumë: ‘Ja kjo është, këtu duhet të bëjmë e të shkojmë në Evropën e qytetërimit kristian’. Deri tani për Ilir Metën ‘kryqi’ i qytetërimit perëndimor kishte qenë një simbol djalli, hitlerian po deshe. Mbi të gjitha, qeverinë Rama dhe parlamentin i kishte quajtur ‘banda kriminale’. Në emër të eliminimit të bandës parlament, presidenti ishte ngritur më këmbë dhe luftonte me të gjitha armët: ‘O e mund djallin, o vras veten si presidenti anti- amerikan Allende!’, kishte thërritur…, por më këmbë.Tani është ulur në gjunjë para altarit me foton e engjëllit Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i quajtur ‘i mbarë opozitës’, ka hedhur armët e vjetra. Njëra prej tyre ishte ‘shpata e harruar’ që personazhi i novelës së shkrimtarit Franz Kafka e mbante që prej Luftës së Parë. Shpata e harruar i rrinte tjetrit në kurriz, mes mishit e kockës, por që nuk e vinte re; shpata i ishte bërë njësh me trupin. Për Lulzim Bashën, si armë e vjetër u duk vetë paraardhësi, kryetari Berisha, si dhe metoda e tij luftarake. Opozitari aktual e ka harruar ‘shpatën e vjetër’ dhe ndjek vijën e re politike europianiste, si të mos kishte ekzistuar ‘historia e vjetër’ me dy kryetarë. Edhe zërin e çjerrë, me fraza lineare të bezdisshme, e ka lënë diku larg njerëzve. ‘Burizani partizan’ nuk shfaqet më në luftë, edhe pse lufton për të rrëzuar qeverinë…, por në gjunjë. Kryetari i qeverisë, Rama, ndodhet mes Berlinit dhe Burizanës. Aq sa ç ’gjunjëzohet para Berlinit dhe Evropës mbarë për të garantuar fonde që të shuajë vuajtjen e Burizanës pas tërmetit, aq gjunjëzohet para çdo të pastrehu pas tërmetit. Edi Rama, i vetëm në luftë për të mbyllur plagët e vjetra e të reja, ka harruar investimet, ka harruar Unazën e Madhe, Teatrin, Bibliotekën… Vr asësit, si minjtë e fjalës së urtë, kryejnë akte mo nstruoze, sepse ‘qeveria është në gjunjë’…

Të gjithë kanë varur armët: Ilir Meta i ka varur në një shpresë fluide. Ai që dje ndjehet i lumtur pse takoi edhe ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara. Zonja Yuri Kim mund të jetë ambasadorja e fundit në jetën e Metës si president me të cilën takoi duart. Deri më sot, nëpër kafene, ishte thënë se ‘ambasadorja e re nuk shkel në këtë vend para se të ikë Meta’, mirëpo ja mrekullia ku var ar mët presidenti. Deri tani kishte shpresë se në Amerikë do të ndodhte ‘gjëma’ me presidentin Trump, por edhe kjo po i dështon. Kishte menduar se me 200 petritë të LSI dhe PD do t’i vinte flakën Parlamentit e gjykatave, por kjo iku qëkur iku Basha. Kishte shpresuar se Haradinaj do t’i ndërtonte kështjellën e Drakulës në malet e Namuna, ku të prehej i qetë pas neverisë në vendin e tij.., por edhe këtë s’e lejuan amerikanët. Presidenti Meta kishte shpresuar se do të ngjallej nga hiri vetë fuqia komuniste e kryeministrit model Shehu, por as kjo. Më në fund kishte menduar se do të kthehej së prapthi vetë Republika dhe ky të sundonte pa qeveri, pa parlament, pa shkolla…, por edhe kjo nuk mund të bëhej. Pritet fundi i Marsit që të shkarkohet nga posti. Nëse nuk e shkarkojnë, atëherë shkarkohen të gjithë të tjerët.Tani i ka varur a rmët në një pemë të përjetshme që quhet ‘faktori kohë’.

Kryetari i Opozitës ka ndërruar disa ‘çengelë’ ku varen ar mët: Fillimisht në një marrëveshje me kryeministrin Rama. Pastaj në një foto prej dylli me presidentin Trump. Kohët e fundit i thanë se dy prokurorë të vegjël të Tiranës mund ta lirojnë nga akuza për lobim në Amerikë me fonde ruse ose të paidentifikuara… Kohët e fundit ka zgjedhur që të presë pa zë. Filozofi i lashtë grek, Sokrati, thoshte ‘jeto pa u dukur’, por kjo ka ndodhur para se Basha të merrte PD-në. Lul Basha, tashmë me emër të shkurtuar ‘Lul’ që të duket sa më pak, është duke pritur të shkëmbejë barrën e akuzave me shërbesën politike në dobi të kundërshtarit. Nëse ndodh kjo, atëherë shpresat e larta popullore për ‘Reformën e re në Drejtësi’ bien në gjunjë…Kryeministri Rama, sikur të mos ishte tërmeti e sikur të mos ishte vëmendja kaq e fokusuar në rajon e Shteteve të Bashkuara, me siguri do të kishte mjaft kohë që të merrej me të tjerët përballë…Të gjithë ‘armiqtë’ kanë rënë në gjunjë përballë njëri tjetrit. Kjo i ka frikësuar njerëzit e vendit tonë se ‘edhe një herë po thuret një lojë’. Në fakt, ulja në gjunjë ka më shumë lidhje me lojën e kumarit se me l uftën. Por edhe një lidhje me ‘lu ftën’ e ka kjo gjendje: Këta mendojnë se mund të ngrihen më këmbë sapo të largohet Amerika… Si zor duket. /VERITAS.COM.AL/