Unë kam një vajzë 14 vjeç e gjysmë dhe ka probleme me komunikimin. I mbahet goja duket sikur i bllokohen fjalët në grykë. Ju lutem çfarë duhet të bëj? Faleminderit!

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet : Përshëndetje zonjë! Para së gjithash do ju kërkoja terapi me një logoped dhe kjo duhet të realizohet sa më parë. Për sa i përket ndihmës që mund t’i japë familja, por edhe shkolla, unë ju këshilloj:

Siguroni një ambient relaksues në shtëpi dhe në shkollë ( komunikoni me psikologun e shkollës).

Flisni në mënyrë të qetë dhe të ngadalshme, që vajza juaj të mos ndjejë presionin për të folur shpejt.

Gjithashtu kini parasysh që të gjithë anëtarët e familjes të flasin dhe të dëgjojnë me rradhë.

Dëgjojeni vajzën tuaj kur flet. Mos e ndërprisni, të korrigjoni apo përfundoni fjalitë e saj. Prisni deri sa të thotë atë që ajo do të thotë.