Skema mbështetëse për shpërndarjen e librave falas në vitin 2019 u zgjerua duke përfshirë edhe klasën V dhe duke larguar kështu një barrë financiare nga familjet shqiptare.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë publikoi sot disa statistika lidhur me shpërndarjen e librave falas për një kategori nxënësish. “Në vitin që sapo lamë pas, vijuam me sukses shpërndarjen e librave falas. Ndërsa listës së përfituesve iu shtuan edhe nxënësit e klasave të V, kjo skemë mbështetëse largoi një barrë financiare tek familjet shqiptare”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

Në vitin 2019 në skemën e shpërndarjes së librave falas u përfshin klasat e V. Në total janë 155 mijë nxënës përfitues nga klasa e I-V.

Gjithashtu, janë 70 mijë nxënës përfitues nga kategoritë në nevojë nga klasa VI-XII.

Kjo skemë mbështetet me mbi 600 milionë lekë nga buxheti i shtetit.