Këtë vit të ri, reperi Ledri Vula i shqetësoi fansat pasi vendosi të fshijë të gjitha fotot dhe videot e publikuara përgjatë viteve në Instagram. Reperi ka vendosur që këtë periudhë të bëjë pak pushim dhe të largohet nga rrjetet sociale dhe t’i mungojë publikut. Ai madje fshiu dhe foton e fundit që publikoi pak ditë më parë, për të publikuar një status që të fut në mendime!

Mos ndoshta është tekst nga kënga e re e reperit? “Secili në rrjete sociale qet t’kundërtën ca mrena vun” “Dikush ta ka inati me qef, a dikush t’don me dhunë”! Sipas “Indeksonline” ai do të pushojë për 2 muaj dhe më pas do të rikthehet fuqishëm.