Lëvizja e Ditës Botërore të Pastrimit, mblodhi në datën 23-26 janar qindra delegatë duke përfshirë më shumë se 60 folës ndërkombëtarë të ftuar, përfshirë Kryeministrin Estonez Jüri Ratas, dhe ekspertë nga UNDP, UNEP, Decathlon, Dita e Tokës, gjatë 23-26 Janarit 2020 në Talin Estoni. 2019 “pa” 20 milion njerëz duke pastruar në 21 Shtator, ku grupet kombëtare nga 180 vende morën pjesë për të pastruar plehrat e padëshiruar në qytetet, pyjet dhe plazhet e planetit tonë.

Në mbledhjen e përvitshme u njoftua se grupi i veteranëve të pastrimit dhe edukatorët e mjedisit “Green Line Albania” do të marrin drejtimin në Pastrimin Botëror të vitit 2021, duke koordinuar rrjetin e gjerë të kësaj lëvizje me mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë, biznesit dhe grupeve të shoqërisë civile. Duke angazhuar palët e interesit në Shqipëri dhe rrjetin e gjerë të partnerëve dhe anëtarëve të Let’s Do It! në të gjithë globin, Shqipëria planifikon të angazhojë 100 milion njerëz për të pastruar planetin në 18 Shtator 2021, si dhe zhvillimin e eventeve dhe fushatave të ndërgjegjësimit për të përmirësuar infrastrukturën dhe burimet arsimore në Shqipëri. Shqipëria ishte një nga destinacionet më të njohura turistike në 2019 me natyrën e saj të jashtëzakonshme, mikpritjen e ngrohtë, eksperiencat e ndryshme lokale dhe vendet historike. Organizata “Green Line Albania” ka organizuar më shumë se 10 pastrime kombëtare që përfshijnë më shumë se 1 milion njerëz.