Deputeti i PS, Alket Hyseni i ftuar ne emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka thënë se edhe me digjitalizimin për televizionet pati kontestime si me Anti- Shpifjen, por më pas u pranua dhe u rregullua. Edhe me Anti- Shpifjen thotë Hyseni do të ndodhë e njëjta gjë, teksa pas një viti të gjitha mediat do e pranojnë pasi duan dinjitet. Ai shton se media do të ketë lirinë e saj, por kush cënon lirinë e tjetrit do të sanksionohet.

”Sipas një argumenti, që Rama ka të gjitha mediat, atëhere s’qenka ky problem. Rama ka qenë viktimë e faktorëve të medias kundër lirisë. Ai e di shumë mirë ku çalon, ku është bataku i medias. Ka evoluar teknologjia. Media e shkruar s’po del më jo vetëm këtu. Teknologjia e nxori jashtë loje. Ashtu si rregulluam televizionet. Por sot janë të gjithë aktorët të pranuar. Pas një viti do të jenë të gjitha mediat dakort me këtë. Më të interesuar për këtë ligj janë ata. Edhe ata me një portal të vogël duan dinjitet. Shumë mirë do të kenë lirinë e tyre por kush cënon lirinë e tjetrit do të ketë sanksione.

Bordi i AMA-s do të jetë vetëm me gazetarë, dhe jo gazetarë dosido. Vetrregullim do të ketë dhe për çështjen e regjistrimit. Cili është qëllimi i një portal që do të regjistrohet në Kolumi dhe jo në Shqipëri?”- tha Hyseni.