Gazetari Gëzim Sinemati bën përgjegjëse FSHF-në për bllokimin e merkatos së Flamurtarit dhe Luftëtarit për shkak të borxheve të pashlyera ndaj futbollistëve.

Në studion e “Proçesit Sportiv”, ai ironizoi se lajmi i sotëm është një “gjë e mirë” për futbollin tonë pasi asnjëherë institucionet e futbollit tonë nuk kanë vepruar në situata të tilla.

Sinemati pati kritika dhe për ngritjen e Sindikatës së Futbollistëve, që drejtohet nga Andi Lila.

Ai shprehet se FSHF-ja po ndërhyn qëllimisht duke “bekuar” një sindikatë dhe duke bllokuar një tjetër, e cila ka mbledhur firmat, por nuk është legjitimuar.

Për sa i përket çështjes së mospagimit të futbollistëve të kampionatit shqiptar, Sinemati akuzon Sindikatën aktuale, e cila nuk mbron futbollistët e vendit tonë.

“Bllokimi i merkatos për Flamurtarin dhe Luftëtarin: Lajm shumë i mrië për ne, në kuptimin e keq, se krijohet sindikata dhe falenderon federatën. Kjo sindikatë nuk mbron futbollistët dhe falenderon FSHF-në. Ne nuk e dënojmë veten, na dënojnë jashtë. FSHF-ja është organizatorja e garës. Minimalisht është përgjegjësia e klubeve, por pesha e rëndë bie te Federata. Ata donin të promovonin federatën.

Sindikata e Futbollistëve të Shqipërisë: Një tjetër sindikatë ka mbledhur firmat dhe nuk e duan, nuk e pranojnë. E kemi parë atë që duan në Asamble. Një klub e dënon UEFA, 2 FIFA, çfarë kampionati është ky?!”, deklaron Sinemati.