Ekizston në hotel i çuditshëm në SHBA, që në fakt është një dhomë e cila ka formën e një patateje gjigande.

Edhe brendia gjithashtu është e patatizuar, pasi jastëkët dhe ndenjëset duken si një tas me pure patateje, ndërkohë që dhe raftet bëhen si patate të skuqura. Por e gjithë kjo mezi vërehet në një rregullim modernist dhe minimalist.

Ju mund të mburreni duke fjetur te kjo patate, e cila kushton 200 dollarë një nata. Quhet ndryshe Hotel Big Idaho Potato dhe përbehet nga disa sosh të vendosura në një fushë të sheshtë.

Dhomat reklamohen dhe jepen me qira direkt dhe përmes Airbnb.

E gjithë struktura është gjashtë tonë dhe patatet janë prej hekuri dhe betoni, të cilat “rriten” jo shumë larg qytetit të Boise, Idaho.

Patatet janë tetë metra të gjata dhe kanë një dhomë e një banjë, pa qenë klaustrofobike.

Një projekt i tillë tërheqës mund t’i shkonte fare mirë Shishtavecit në Kukës, atje ku njihet tradicionalisht si tokë pjellore e patatëve.