Lidhja Demokratike ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu thonë burime brenda LDK-së, sipas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Po sipas këtyre burimeve, VV ende po heziton t’i jap këtë ministri LDK-së. Përndryshe, gjatë javës që vjen pritet të vazhdojnë takimet LDK-VV./KosovaPress/