Lady Gaga ka diskutuar çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) që ajo pësoi pasi u përd hunua në mënyrë të përsëritur në moshën 19 vjeç.

Këngëtarja foli gjerësisht për shëndetin e saj mendor në një intervistë me Oprah Winfrey.

“Më përd hunuan në mënyrë të përsëritur kur isha 19 vjeç dhe gjithashtu kisha PTSD si rezultat i kësaj traume”, u shpreh Gaga.

Ajo tha se ab uzimi është kryer nga dikush që ajo e njihte.

“Unë papritmas u bëra yll dhe udhëtova botën, nga dhoma e hotelit në garazh deri te limuzina në skenë, dhe kurrë nuk e trajtova atë, e menjëherë papritmas fillova të përjetoja këtë dh imbje të jashtëzakonshme në të gjithë trupin tim, kjo imitoi sëmundjen që ndjeva pasi u përd hunova”, tha ajo.

Në vitin 2019, Gaga kërkoi falje për bashkëpunimin me R Kelly pas arr estimit të tij për ak uza të shumta su lmesh sek suale ndaj vajzave të reja.

Dyshja kishin punuar së bashku në këngën e vitit 2013 “Do What U Want (Me Trupin tim)”.

“Si vik timë e su lmit sek sual vetë, bëra këngën dhe videon në një moment të errët në jetën time,” shkroi ajo.

Gjatë intervistës, Gaga diskutoi gjithashtu betejën e saj me sëmundjen tjetër të Fibromyalgia dhe thashethemet romantike që e rrethojnë atë e Bradley Cooper, me të cilin bashkëpunoi në filmin “A Star is Born”.

“Ne bëmë një punë vërtet të mirë duke i mashtruar të gjithë,” tha ajo.

Kjo do të thotë se ata nuk kanë patur asnjë lidhje së bashku përveç bashkëpunimit në film.