Në tregun e këmbimit valutor vendas të martën, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa monedhat e tjera të huaja janë forcuar ndaj lekut. Sipas tregut të lirë valutor, sot euro blihet me 121.8 lekë dhe shitet me 122.4 lekë, pothuajse në të njëjtat vlera sa një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan është forcuar në krahasim me ditën e djeshme duke u blerë sot me 109.7 lekë dhe shitur me 110.4 lekë, sipas tregut valutor vendas.

Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë duke u blerë me 142.2 lekë dhe shitur me 143 lekë dhe Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë në raport me lekun, teksa është blerë sot me 112.7 lekë dhe shitur me 113.5 lekë.