Interi ka bërë një tjetër hap të madh mbrapa në përpjekje për ta fituar titullin në Serie A pas një dekade, pasi u ndal nga Cagliari me atë që ishte barazimi i tretë radhazi me rezultat të ngjashëm 1:1. Lautaro Martinez i dha epërsinë skuadrës së Antonio Contes herët në pjesën e parë, kur u shërbye nga Ashley Young në debutimin e anglezit, por mesfushori zikaltër i huazuar në Cagliari Radja Nainggolan shënoi 12 minuta para fundit për ta ndalur Interin me barazim 1:1 të dielën në San Siro.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Interin, që nënkupton se klubi zikaltër tani rrezikon të ngelë plot gjashtë pikë prapa liderit, Juventus, nëse kjo e fundit fiton ndeshjen e kësaj jave ndaj Napolit. Pas pak më shumë..