Iniesta–Barcelona, një histori dashurie pothuajse 20-vjeçare.
Mesfushori, i cili luan aktualisht te Vissel Kobe, klub japonez me të cilin sapo ka fituar Kupën e Perandorit, po kalon disa ditë pushim në qytetin katalanas.

Me rastin e prezantimit t ë këpucëve të reja Asics, ai ka folur për formacionin e Ernesto Valverde-s. Këto kanë qenë deklaratat që ka bërë Iniesta për të përditshmen Mundo Deportivo:

“Barcelona është akoma një skuadër që luan një futboll ndryshe, me një stil që më pëlqen shumë. Do të luftojnë në të gjitha frontet, për këtë nuk ka dyshime. Është një klub i madh dhe shpresoj që të kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës”.

“Neymar? Është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, do të ishte një përforcim i madh për Barcelona-n. Por mbetet për t’u parë nëse është i domosdoshëm ose jo. Messi? Vazhdon të mposhtë veten dhe të vendosë rekorde të reja. Forma e tij e shkëlqyer është lajmi më i mirë për blaugrana-t”.