Xhani Di Marcio, ish-trajneri i Napolit ka hedhur një lumë akuzash në drejtim të mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elsieid Hysaj.

Ai e ka quajtur shkodranin një futbollist që nuk ka vazhdimësi dhe bën gabime elementare. Hysaj ishte fajtor në pësimin e golit të parë, gabim ky që nuk bëhet as në futbollin amator.

“Hysaj bëri një gabim të madh në ndeshjen ndaj Interit, dhe nuk e kuptoj pse nuk e mbrojti veten në rastin një kundër një me sulmuesin Lukaku.

Diçka e tillë nuk bëhet as në Serinë B dhe ndoshta te amatorët. Pikërisht, kjo është e vërteta.

Pa hidhëruar askënd, ky është realiteti. Shqiptari nuk ka vazhdimësi dhe po bën gabime elementare dhe duke i dhënë kundërshtarit forcë”, u shpreh Di Marcio për “Marte Sport Live”.