Kohët e fundit është bërë “modë” organizimi i Ligave Amatore, ku lojtarë jo profesionistë por me një pasion të pakufijshëm krijojnë ekipe dhe zhvillojnë ndeshje mes tyre. E tillë ishte edhe ndeshja e mbrëmshme e zhvilluar në Kompleksin “Internacional” në Pezë Helmës, e zhvilluar mes ekipit F.C.Fitorja dhe K.F Shpresa. Përkatësisht këto janë formacionet me të cilat dy ekipet kanë zbritur në fushë

Ndeshja nisi jo në mënyrën e duhur për ekipin e Fitores por fundi rezultoi i lumtur. Pasi u gjend në disavantazh të dy-fishtë ekipi i Fitores gjeti forcë dhe barazoi shifrat brenda 45 minutave të para me dy gola të numrit 9, M.Kuqi. Pjesa e dytë foli vetëm për ekipin e fitores e cila shënoi plot 8 gola në pjesën e dytë të ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin 10-2.
“Futbolli është gjëja më e rëndësishme e gjërave të parëndësishme”, kështu shkruan një prej profesorëve të futbollit Arrigo Sagi. Por për djemtë e Fitores padyshim që ajo e mbrëmshmja ishte gjëja më e rëndësishme e gjërave të rëndësishme.
Ekipi i Fitores funksionoi në mënyrë perfekte mbrëmjen e djeshme duke filluar që nga portieri B.Hoxha e deri te sulmuesi M.Kuqi. Pa faj në golin e parë, mund të bënte më mirë në daljen e golit të dytë. Më pas gjithçka shkon qetë dhe neutralizon çdo top në adresë të katërkëndëshit të tij. Një siguri e shtuar , mbrojtesit mund të rrinë të qetë dhe të mos e kthejnë kokën mbrapa me merak nga portieri B.Hoxha.
I rikthyer pas një kohe të gjatë, në fillim jo shumë mirë por me kalimin e minutave gjen ritmin e duhur. Asnjë gabim nga K.Dalliu, bllokon çdo tentavë sulmi nga kundërshtarët. Një siguri më tepër në mbrojtje! 90 minuta të luajtura me zemër e shpirt dhe krahu i djathtë i mbrojtjes është i sigurt nga R.Duka, feston si i çmendur në çdo gol të shënuar dhe ndeshja mbaron në sulmin e nisur dhe të mbyllur me gol nga ai! I pafaj te dy golat e pësuar. I kudo ndodhur dhe i pagabueshëm. Pjesën e dytë menaxhon lehtë mbrojtjen dhe i jep një dorë të mirë sulmit. Thjesht i magjishëm. Mos të ishte për 4 golat e M. Kuqit, do ishte ky djalosh njeriu i ndeshjes. 9.5 për S.Haxhiaj. Jo më pak i vlefshëm B.Dalliu i cili spastron zonën nga çdo rrezik që i vjen mbrojtjes. Vlen për t’u përmendur rasti ku i vetëm përballë tre kundërshtarëve arrin të shpëtojë ekipin e tij nga një gol i sigurt.
Në moshën 35-vjeçare jo çdokush do guxonte ta aktivizonte, por ai ja shpërblen më së miri, me një gol dhe asist. Një bast i fituar nga trajneri edhe ai vetë. T.Është si vera sa më shumë vjetërohet më i mirë bëhet, D.Çifligu. Dy elementë prevalojnë në futbollin modern: pasimi dhe vrapimi. I vendosur në pozicion të gabuar, jo per fajin e tij, K.Muça bën aq sa mundet. Më pas rikthehet në pozicionin e preferuar ku çdo inkursion nis nga këmbët e tij. Fenomenal, një marsh më shumë për ekipin. I saktë si një orë, i shpejtë si një tren ekspres, i sigurt si një bankë. Një “zvicerian” i vërtetë ishte mbrëmë G.Gjyshja. Jo më pak të dobishëm për ekipin ishin edhe vëllezërit Maze. Inkursionet e tyre nga krahët dhe triblimet e shpeshta ja bënë edhe më të lehtë fitoren ekipit të Fitores. Katër golat e tij janë dëshmi e mjaftueshme e performancës së magjishme të M.Kuqit. Dy gola në pjesën e parë që i dhanë barazimin dhe rikthyen shpresën e fitores, ku vlen të përmendet goli i tretë, parabola e shënuar nga 30-metër largësi treguan edhe një herë tjetër formën e jashtëzakonshme të kapitenit të ekipit.
Suksese në ndeshjet e tjera të këtij ekipi që vuri zemrën në fushë dhe na dhuron kaq shumë emocione dhe magji me ndeshjet që zhvillon.