Pas Vedat Muriqit, Fenerbahce fiksohet me futbollistët me origjinë shqiptare. Mërgim Berisha ka përfunduar në orbitën e gjigantit turk, me mediat vendase që shkojnë edhe më tej, teksa pohojnë se ka edhe akord mes palëve. Berisha ka lindur në Gjermani dhe mosha e tij e re, 21-vjeçare mund ta kthej atë në sulmuesin më të kompletuar në botë. Megjithatë, fjalën e fundit e ka Salzburgu, skuadra që transferoi qendërsulmuesin që më parë “djersiti” fanellat e LASK, Magdeburg dhe Altach.

Në 17 takimet e para të sezonit në Austri, Berisha ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Aktualisht, vlera e futbollistit që aktivizohet me kombëtaren gjermane U-21 është 1.8 milionë euro, shifër që mund të rritet nga dita në ditë.