Në Angli ‘Premier League’ i ka lënë vendin FA Cup, me Chelsea-n që ka eliminuar Nottingam me rezultatin 2-0, duke kaluar në fazën e 1/16. Golat në këtë takim për blutë e Londrës i realizuan Huddson Hodoi dhe Rose Barkley.

Ndryshe nga Chelsea, skuadra tjetër e Londrës Tottenham, që drejtohet nga Mourinho, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Middlesbrough, ç’ka do të thotë se mes këtyre dy ekipeve do të ketë një tjetër ndeshje për të zgjedhur fituesin.

Më herët Manchester City siguroi kualifikimin kundër Port Vale pasi fitoi 4-1, ndërsa Manchester United do të duhet të luajë një tjetë ndeshje kundër Wolves pasi barazoi në sfidën e parë.