Edhe këtë të shtunë në pikat kufitare të Shqipërisë ka patur një fluks të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Kjo ka ardhur si pasojë e kthimeve të mëdha të emigrantëve në vendet e Evropës e më gjerë ku ata jetojnë.

Në Morinë kthimi i emigrantëve kosovarë në vendet e tyre të punës pas kalimit të festave pranë familjeve të tyre në Kosovë ka krijuar radhë të gjata në doganë. 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit. Për të shmangur radhët e gjata është vepruar me procedura të përshpejtuara.

E njëjtë situata duket edhe në doganën e Kapshticës ku ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë. Po kështu edhe në doganën e Qafë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.

Emigrantët që kanë kaluar festat në Shqipëri kanë zgjedhur fundjavën që të kthehen në vendet ku jetojnë. Ndërkohë edhe javën e ardhshme pritet që në doganat kufitare të ketë një fluks të shtuar hyrje-daljesh.