Partia Demokratike përmes ish- ministrit të jashtëm të PD-së, Tritan Shehu ka qortuar disa nga vendet e Bashkimit Europian të cilat sipas tyre nuk kanë reaguar siç duhet pas eleminimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Përmes faqes së tij në Facebook, Shehu i bën apel ‘botës demokratike’ të jetë në krah të SHBA-ve.

Ai i thotë se i ka kapur një histeri amerikane dhe se duhet të reflektojnë sa nuk është vonë.

“Caste kur Bota Demokratike duhet t’i qendroje me afer se kurre ShBA-ve!
Nje histeri antiamerikane ka perfshire mbas vrasjes se Gjeneralit iranian shume vende sot, hezitim e heshtje diku tjeter, mbeshtetje te ShBA-ve me tej.

Kombi shqiptar ne terresine e tij, kudo qe ndodhet qendron e nuk mund te ndodhe ndryshe me ShBA, mbeshtetesin tone te madh historik, promotorin e arritjeve tona te pa shembullta ne keto 30 vite demokraci e realizim te aspiratave tona kombetare e individuale.

Une e kuptoj se per shume vende te tjera, edhe midis Botes Demokratike jane momente te veshtira dhe pergjegjesie disa here, nuk eshte e lehte per nje pjese ne marjen e vendimeve, jane ne loje shume lidhje, kombinacione, interesa, kend veshtrime, dyzime, etj, dhe kjo eshte normale ne nje rruzull kaq te komplikuar e me diversitete.

Por pavaresisht nga keto sot Koha therret per te qene se bashku, rreth ShBA-ve dhe me ata, si menyren e vetme per t’i bere balle kercenimeve, rreziqeve, terroristeve, qe me emra te ndryshem kane per leitmotiv shkaterrimin e vlerave tona, lirive, demokracise, mireqenies, barazise njerrezore pavaresisht seksit, ngjyres, races, kombesise a fese se secilit prej nesh.

Ashtu si dje ne Betejat kunder fashizmit e nazizmit, apo ne Luften kunder komunizmit nuk mund te arriheshin fitoret pa ShBA dhe sot perseri pa ShBA Bota nuk mund te jete e sigurte qe despote a terroriste nuk do te prekin ate cfare ne kemi me te shtrenjte ne jeten tone, familjet tone, vendet tona, kudo ku jemi e jetojme.

Prandaj te gjthe ata qe aspirojne ne keto vlera, individet, shtetet gjithkush duhet te shprehim mbeshtetjen dhe solidaritetin e madh me SHBA-te, vetem keshtu jo vetem mbrojme te ardhmen, por dhe parandalojme me nje Bashkim Demokratik, me mesazhin e tij te forte aventura te reja nga forcat e erresises”, shkruan Shehu. (TemA)