Një shpërndarës picash I ka surprizuar të gjithë në një ndeshje futbolli duke bërë pikërisht diçka për të cilën të gjithë mund të kenë nevojë teksa shikojnë skuadrën e tyre nga tribuna, të ushqehen.Episodi tepër i veçantë është regjistruar në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Teksa ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Lejton Orient dhe Njuport Kaunti, në stadium është futur një motor i cili i ka surprizuar të gjithë.Menjëherë kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, të cilët filluan edhe ta filmonin. Qëllimi i motoristit ka qenë të shpërndajë picat dhe destinacioni ka qenë pikërisht në një nga tribunat, ku ai e ka dërguar atë.