Teksa marr ëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë pothuajse ‘zero’ , ka edhe nga ata serbë që pranojnë se tashmë Kosova është një shtet i pavarur. Një rast i tillë është aktorja dhe producentja, nga Serbia, Bojana Maljeviç e cila ka befasuar mediat serbe me qëndrimin e saj për Kosovën. Maljeviç ka thënë se tashmë duhet pranuar fakti se Kosova është shtet dhe i pavarur. “Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe.

Maljeviç një pjesë të madhe të fajit mes konflikteve Kosovë-Serbi ia ka lëshuar politikës, duket hënë se duhet të ekzistojë një kompromis mes palëve. “Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, theksoi aktorja serbe. E pyetur nëse çështja e Kosovës dhe një mënyrë se si të zgjidhej konflikti ka përsëritur se ajo personalisht është gjithmonë në favor të marrëveshjes. “Kurrë nuk do të isha për konf likt. Më duket se konf likti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, shpjegoi Maljeviç/tch