Kastriot Dermaku ndihet mirë te Parma dhe refuzon rikthimin në Serie B. Për ish-lojtarin e Cosenzas interesohen dy skuadra të Serie B, Salernitana e Giampiero Venturës dhe Perugia e Serse Cosmit por vetë Dermaku edhe pse ka gjetur pak hapësira te Parma në këtë pjesë të parë të sezonit, as që e mendon largimin nga emilianët.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili deri tani numëron 6 paraqitje me Parmën në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë, është i lumtur në këtë aventurë të tij të parë në elitën e futbollit italian dhe ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Roberto D’Aversas të paktën deri në fund të sezonit, për të provuar shanset e tij me këtë fanellë dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertat nga Serie B.