“Ka një kontigjent shumë të madh parazitesh, të cilat bëjnë presione mbi jetën në çift.Parazite që kanë në fokus burrat që kanë para, mirëpo burri është edhe burri i një tjetre, ka edhe ky një familje.Ajo tjetra nuk çohet në mëngjes nga krevati dhe të veshi takat.”Kështu është shprehur gazetarja Silva Baltadori, ndërsa ka qenë e ftuar një ditë më parë ë emisionin “Ftesë në 5”, ku o fol për martesat dhe divorcet nëpër lagjet e Tiranës.

Sipas Silvës, e cila jeton në Amsterdam, në zona si “Blloku” ka më shumë shance për tradhti e si rrjedhojë edhe për divorce, pasi ka një presion shumë të madh për burrat e martuar nga “çupëlinat”, siç i quajti ajo.Kjo deklaratë e saj u kundërshtua nga Jerina Lalaj, e cila theksoi se në “Bllok”, ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë, ka shumë femra që punojnë fort për të siguruar një jetë të mirë.