Ndeshja e tretë radhazi që mbrojtësi Diego Godin qëndron në stol për skuadrën e Interit. Për pasojë, 33-vjeçari uruguajan mund të largohet nga zikaltërit që në merkaton e janarit.

Sipas “Tuttosport”, mbrojtësi që erdhi me shumë bujë verën e ardhshme nga Atletico Madrid me parametrin zero, është i pakënaqur nga fakti që trajneri Antonio Conte po e lë në stol kohët e fundit.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar sqarime, madje edhe largimin nëse nuk aktivizohet. Në rast se Godin do të ikë, atëherë vendin e tij do ta zërë Darmian, për të cilin zikaltërit ishin interesuar që verën e shkuar.