Zi mes radhëve të bluzave të bardha shqiptare, ku një prej mjekëve më të njohur në vend, është ndarë nga jeta.

Bëhet fjalë për profesor doktor, Robert Andoni, i cili njihet si “babai” i mikrobiologjisë shqiptare.

I njohur si mjek, pedagog, bakterolog dhe autori i 16 teksteve shkencore e mësimore, profesor Andoni u nda nga jeta këtë të shtunë.

Homazhet në nder të Robert Andonit do të mbahen ditën e diel, 5 janar 2020, nga ora 10:00-12:00, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.