Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi janë një prej çifteve që bënë bujë gjatë reality show ‘Big Brother’.

Çifti e vijoi lidhjen edhe jashtë shtëpisë, mirëpo në një moment erdhi ndarja mes tyre.

Por duket se kjo ndarje ka zgjatur vetëm disa muaj, pasi në prag të Vitit të Ri, Xheni publikoi një fotografi me Benardin, duke zbuluar kështu se janë rilidhur.

Ajo iu është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale duke thënë se ata ishin ndarë vërtetë, por se tani janë sërish bashkë.

Pyetjes se pse nuk ka asnjë fotografi në Instagram me Benardin dhe arsyeja se pse e mbajtën lidhjen të fshehtë, ajo shkroi, “Sepse vendosëm të mos e bënim publike. Besoj se pas një ndarjeje nuk është mirë t’i bësh gjërat direkt publike, sepse nuk di as vetë si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja”.