Prej disa ditësh, reperi i njohur Capital T ka lajmëruar për projektin e tij të ri, albumin “Time Capsule”, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. Ndërkohë, Kapo po lançon një nga një këngët e këtij albumi, ndërsa kënga më e re do të publikohet në muajin shkurt. Me një foto nga Parisi, ku në sfond duket qyteti dhe kulla Eiffel, Capital T ka paralajmëruar ndjekësit për projektin e ri.

Reperi shfaqet i kthyer me shpinë teksa sheh dritat e qytetit, ndërsa vëmendjen në foto na e tërhoqi komenti epik i Bes Kallakut. “Nga foto qe ke hedh, titulli duhet te jete: Trim, dil e shif a ka drita katuni perball apo na kan ik vetem neve ???”- shkruan Besi me humor, ndërsa fansat janë shkrirë së qeshuri nga komenti i tij.

Ky koment përshtatet më së miri me situatën në Shqipëri, pasi energjia elektrike vazhdon të ndërpritet edhe në vitin 2020, ndërsa shqiptarët “nuk janë rehat” pa u siguruar se askush nuk është më mirë se ta, në çdo aspekt!