Me intregrimin e saj në MLS amerikane, skuadra e Inter Miami ka nisur të mendojë edhe për merkaton.Ekipi i drejtuar nga David Beckham kërkon të jetë kompetitive që në sezonin e parë në elitën e futbollit amerikan dhe kjo bëhet me “blerje të bujshme”.

I pari që mund të afrohet është sulmuesi spanjoll i Chelsea, Pedro Rodriguez. 32-vjeçarit i skadon kontrata në muajin qershor dhe kjo rrit gjasat e një kalimi të tij në Amerikë.

Megjithatë, Inter Miami nuk është klubi i vetëm i interesuar për ish lojtarin e Barcelonës. Në gjurmët e tij është vendosur edhe New York City që do duelojnë fort me Inter Miami për të arritur te ish kampioni i Botës dhe Europës. Kujtojmë që Inter Miami do të jetë pjesë e MLS amerikane që në sezonin e ri.