Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Bayern Munich.Skuadra e Hans-Dieter Flick ka shkatërruar Schalken në ‘Allianz Arena’, duke e mposhtur me rezultatin 5-0.

Në këtë mbrëmje shënoi edhe sulmuesi, Robert Lewandowskit, për të cilin ishte goli i 21-të në Bundesligë, arritje më vete kjo për sulmuesin pasi vetëm Gerd Muller e kishte bërë këtë pas 19 ndeshjeve në Bundesligë.Golat tjerë i shënuan Thomas Muller, Leon Goretzka, Thiago Alcantara dhe Serge Gnabry.Pas kësaj fitoreje, Bayerni i është afruar me vetëm një pikë larg kreut të tabelës.