“Mund të them se Shqipëria nuk është në listën e vendeve që ke planifikuar të vizitosh këtë vit. Me ndërshmëri them se nuk ishte as në listën time, por tani mezi po pres që të shkoj sërish atje”. Kështu e nis artikullin e tij Daniel Ross, të publikuar në ‘thepointsguy.co.uk’ në Britani, ku u bën apel lexuesve që të vizitojnë Shqipërinë këtë vit.

Në artikull autori shpjegon se ka vizituar Shqipërinë për tre ditë në fund të Nëntorit të vitit të kaluar dhe jep një serë arsyesh pse se duhet vizituar. Arsyeja e parë që jep autori është se Shqipëri është një vend me çmime shumë të lira.

“Kur them se është e lirë, e kam me tërë mend, është shumë e lirë. Për një udhëtim 3 ditor kam shpenzuar 100 paund. Kjo përfshinte çdo vakt jashtë, alkoolin e konsumuar, dhe gjithashtu taksinë për dhe nga aeroporti. Nëse do kisha qenë më kursimtar do e kisha bërë edhe për 50 paund” shkruhet në artikull.

Më tej,autori rendit në listën e arsyeve se pse duhet vizituar Shqipëria plazhet e bukura, vendin që është relativisht i pazbuluar,klimën e mirë si dhe restorantet e baret e Tiranës që i cilëson si të mrekullueshme.