Adrien Rabiot është transferuar me parametra zero nga Paris Saint-Germain tek Juventusi gjatë verës së kaluar.

Në Itali, francezi nuk ka arritur të bindë trajnerin, kështu që ai pritet të largohet nga Torino që në janar.

Trajneri i Everton Carlo Ancelotti është një admirues i madh i mesfushorit 24-vjeçar.

Të dy kanë punuar së bashku te Parisi. Sipas raportit të calciomercato, Everton ka bërë një ofertë të parë, e cila ka një opsion për riblerje të italianëve.