Ambasadorja e re, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vizituar sot ambientet e Presidencës. Burime diplomatike bëjnë me dije se Yuri Kim ka takuar Ilir Metën për t’i paraqitur këtij të fundit kredencialet. Ambasadorja e re e SHBA-së mbërriti në Tiranë më 22 janar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Një ditë më pas përmes postimi në Facebook shprehu angazhimin për të dhënë maksimumin në këtë mision. “Jam e nderuar dhe i kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam i gatshme ti përvishem punës.” Po sot, rreth orës 11:45 pritet që kryediplomatja e SHBA të mbajë fjalimin e parë për shqiptarët.