Dj-i i njohur Vin Veli ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, ku ka folur për shumë detaje nga jeta e tij private. Pas ndarjes nga Bora Zemani, afro 3 vite më parë, ai u pyet nëse ekziston një femër që ia ka vjedhur zemrën dhe deklaroi se do ta bëjë publike kur të martohet. Megjithatë martesën Vin Veli nuk e sheh shumë larg, por në një ta ardhme të mesme, siç tha DJ-i, ndoshta pas 3 vitesh.

Vin Veli nuk i shpëtoi as një pyetje me spec të moderatores, për tradhtinë. Ai u pyet a ka tradhtuar ndonjëherë dhe në përgjigje u tregua i sinqertë. “E them që kam tradhtuar. Mendoj që shumë njerëz kanë tradhtuar pavarësisht se nuk e thonë!” “Nuk më kujtohet përse kam tradhtuar, janë pjesë të adoleshencës që nuk i mbaj mend për momentin. Mund të ketë qenë monotoni”. Sa i përket dashurisë Vin Veli tha se në jetën e tij ka dashuruar 3 herë, por nuk e specifikoi nëse kjo e treta po ndodh aktualisht.