Ministrja Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 ka thënë se tashmë pjesë e regjimit 41- bis do të jetë dhe SPAK.Kjo është pikërisht dhe arsyeja se pse është shtyrë dhe zbatimi i regjimit të burgjeve 41-bis, pasi Gjonaj thotë se isthe parashikuar të ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe me shkrirjen e saj do të jetë SPAK. Më tej ajo thotë se në shkurt priten propozimet e para për të dënuarit të cilët do të vuajnë dënimin në regjimin e izoluar ’41- bis’ ku thtoë se mbeten edhe disa dosje për t’u plotësuar me informacion.

”Ndryshimet ligjore të 2019 e parashikojnë subjektet që do të hyjnë në 41- bis. Jo vetëm ministri idrejtësisë por edhe prokurorinë e posaçme, ky është një element i ri.Kam lënë për t’u takuar me drejtuesit e SPAK që të kemi një vendimmarrje sa më të shpejtë por edhe disa institucione.Në shkurt dalin propozimet e para duke plotësuar informacion edhe në ato dosja që nuk janë plotësuar plotësisht.41- bis ka ngjallur interes dhe mbështetje nga ambasada e SHBA, BE por edhe nga ambasada britanike jo vetëm për të dhënë ekspertizën e zbatimit por edhe përsa i përket formimit të trupave speciale.Shumë shpejt do të jepen dhe propozimet e para.”- thotë Gjonaj.