Në nëntor të 2019-ës, dyshja e njohur e Showbizit Pete Davisdon dhe modelja Kaia Gerber, konfirmuan lidhjen e tyre duke u shfaqur haptazi në publik të kapur dorë për dore. Mirëpo vetëm dy muaj pas lidhjes, mediat e huaja kanë raportuar se gjithçka ka marrë fund.

Për shkak të moshës së saj të re, vetëm 18 vjeç, Kaia nuk ka mundur të përballojë sjelljet intensive të 26 vjeçarit. “U bë shumë e vështirë për Kaia-n. Pete është shumë intensiv me të dashurat e tij. Kaia është vetëm 18 vjeçe dhe ishte një gjë e madhe për t’u përballuar”, shkruajnë mediat e huaja.

Pete nuk është parë në publik që prej disa javësh dhe prindërit e tij janë parë duke biseduar në apartamentin e modeles në lidhje me shëndetin e tij mendor. Aktori ka folur më parë rreth diagnostikimit me çrregullim të personalitetit dhe siç duket është bërë shkak që të ndahet nga modelja.