Digjitalizimi i Shëndetësisë lehtëson procedurat për kompletimin e dosjes elektronike shëndetësore të çdo pacienti që përfiton barnat e rimbursueshme.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor informon se nga 1 nëntori 2019, në 276 farmaci në Durrës Krujë Elbasan, Kavajë, Pogradec Lushnje dhe Korçë, receta elektronike nënshkruhet, përveç mjekut të familjes, edhe nga farmacisti.

FSDKSH ka bërë të ditur se aktualisht ka nisur trajnimi i farmacistëve në Fier, Vlorë dhe Berat dhe do të nisë së shpejti në 800 farmaci në gjithë vendin.