Xhafaj paralajmërim të fortë për bandat kriminale: Policia do t’jua nxijë jetë – Lexo.al

Xhafaj paralajmërim të fortë për bandat kriminale: Policia do t’jua nxijë jetë

Kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj deklaroi sot se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve. Në këtë kuadër, ministri Xhafaj ka kërcënuar grupet kriminale që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe jashtë se ‘policia do t’ua nxijë jetën’.

“Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë takim që u pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët, me komunitetin. Ky forum nuk është një institucion. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi.

Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jo vetëm që i kemi evidentuar por me bashkëpunimin e Prokurorisë kemi goditur një pjesë të rëndësishme të këtyre. Kemi goditur 7 grupe kriminale me persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit.

Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë. Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis”, deklaroi Xhafaj.

Të ngjashme