VIDEO+Fotot/ Gjesti i pazakontë i ambasadorit Lu me policin… – Lexo.al

VIDEO+Fotot/ Gjesti i pazakontë i ambasadorit Lu me policin…

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu doli i qeshur sot nga Ministria e Brendshme pas takimit për rreth 90 minuta me ministrin Fatmir Xhafaj.

Diplomati amerikan reflektoi humorin pozitiv edhe teksa zbriste shkallët e Ministrisë kur i dha dorën një punonjësi të policisë siç duket në videon e publikuar nga Shqiptarja. Ky i fundit nderoi ambasadorin që po largohej, por Lu iu drejtua duke i dhënë dorën dhe shkëmbyer batuta me të. Një veprim ky i pazakontë i ambasadorit amerikan.

Donald Lu bisedoi për rreth 90 minuta me ministrin Xhafaj për Vettingun në Policinë e Shtetit dhe operacionin “Forca e Ligjit” për kapjen e peshqve të mëdhenj./a.m.