VIDEO/Argjentina pa Mesin një katastrofë, e turpëron Nigeria – Lexo.al

VIDEO/Argjentina pa Mesin një katastrofë, e turpëron Nigeria

Argjentina ka realizuar një humbje shokuese në ndeshjen e sotme ndaj Nigerisë me rezultatin 2-4. Në këtë sfidë mungonte ylli katalanas, Lionel Mesi por kombëtarja argjentinase gjendej me organikë të plotë për këtë takim.

Një humbje turpëruese kjo për kombëtaren e Sampaolit duke marrë parasysh këtu faktin që gjendeshin në avantazhin e dy golave, derisa miqtë përmbysin rezultatin çmendurisht në 2-4. Një gol i ardhur nga një gabim foshnjor i portierit të Nigerisë do të hapte serinë e golave. Teksa loja zhvillohej rregullisht, portieri i Nigerisë kap topin me dorë jashtë zonës së tij. Kaq mjafton që Banega të jap nga repertori një goditje dënimi perfekte.

Aguero do të dyfishonte shifrat në 2-0, e teksa ndeshje dukej se po mbyllej përpara kohe, Ihenacho i kundërpërgjigjet Banegës me një perlë nga goditja e dënimit. Tre gola të tjerë do të pasonin njëri pas tjetrit për të çuar rezultatin në 2-4, Argjentina nuk funksionon pa Mesin.

Të ngjashme