VIDEO/ Xhafaj: Mashtruesit e audiopërgjimit fals do dalin para ligjit, akt mafjoz – Lexo.al

VIDEO/ Xhafaj: Mashtruesit e audiopërgjimit fals do dalin para ligjit, akt mafjoz

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, për të sqaruar akuzat ndaj tij dhe vëllait të vet.

Deklarata

Unë nuk do të denjoja të shpenzoja kohë për këta shpifës dhe spekulantë politikë, shantazhuesit dhe intigrantë.

Ata meritojnë injorim dhe përbuzje dhe do të përballen me ligjin për veprimet e tyre.

Por si funksionar i lartë politik, po jap llogari vetëm për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që kërkojnë shpjegime.

Si ministër i akuzuar për trafik droge nëpërmjet vëllait, bëhet detyrues shpjegimi, pasi qytetarët kanë të drejtë të dinë si qendron e vërteta e këtyre akuzave.

Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim, siç është e njohur, ai ka marrë një dënim në Itali.

Që nga viti 2002, kam bërë disa deklarata publike për këtë çështje.

Ato janë deklarata koherente.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002.

Vëllai im ka qenë 25 vjet dhe Italia e ka liruar pas një muaj burg.

Atë kohë isha ministër dhe për shkak të moralit, kërkova dorëheqje.

Por kryeministri Majko nuk e pranoi dhe e refuzoi dorëheqjen time.

Vëllaim im jo vetëm nuk iu fsheh dënimit, por ai ka kërkuar të marrë pjesë në të gjitha proceset e gjykimit.

Ai nuk iu fsheh asnjëherë gjykimit dhe nuk ka pasur asnjë favor nga unë dhe s’kam bërë asnjë kompromis, që ai të mos vuajë dënimin e tij.

Sot familja ime po vuan shumë, për një veprim të 16 viteve më parë.j.j