Video/ Tiranë, Durrës, Elbasan, qytetarët i gëzohen reshjeve të dëborës – Lexo.al

Video/ Tiranë, Durrës, Elbasan, qytetarët i gëzohen reshjeve të dëborës

Mbrëmjen e sotme bora nuk ka kursyer as kryeqytetin. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes qytetarët e Tiranës kanë mundur të shohin flokët e parë të borës, ndërsa shpresojnë që ajo të ngjisë.

Ndryshe nga Tirana, në Durrës e Elbasan qytetarët kanë nisur festën në rrugë. Të shumtë janë ata që kanë dalë të shijojnë reshjet e dyta të borës për këtë vit, e ta regjistrojnë këtë fenomen të pandodhur prej vitesh në foto.

Ashtu si herën e parë, në Durrës e Elbasan qytetarët shpresojnë që kur të zgjohen nesër qytetet të kenë veshur sërish pëlhurën e bardhë.