Video/ Sa u pagua Gjovalin Gjini nga LSI për të thënë se ishte dhunuar? Sa para mori në zarf? – Lexo.al

Video/ Sa u pagua Gjovalin Gjini nga LSI për të thënë se ishte dhunuar? Sa para mori në zarf?

Një skenë që i kalon kufijtë e i imagjinatës të çdo kujt se mund të ndodhte në publik, por jo se qytetarët nuk e kanë dinë, ishte xhesti i kandidatit të LSI për deputetë të qarkut Lezhë Viktor Tushaj, i cili nën shoqërinë e presidentit Ilir Meta, “falenderoi” me një zarf me lekë përkrahësin “gjoja” të dhunuar të partisë së tij, shtetasin Gjovalin Gjini.

Tushaj shihet qartë në videon e mëposhtme se si nxjerr nga xhepi zarfin shpërblyes dhe ja vendos në xhep  militantit të LSI, i cili duke detyrohet  të thotë publikisht me 2-3 fasho të lidhura në trup se ishte dhunuar barbarisht nga militantët të Partisë Socialiste.

Pikëpyetja që ngrihet në këtë rastt është sa lekë u pagua Gjini për të thënë se u dhunua, por nga trashësia e zarfit dukej se e kishin mbajtur me “hatër” kryeplakun.