Video/ “Lajthit” Xhelal Mziu, presion votuesve: Do ju shembim shtëpitë po nuk hoqët flamujt e PS dhe partive tjera – Lexo.al

Video/ “Lajthit” Xhelal Mziu, presion votuesve: Do ju shembim shtëpitë po nuk hoqët flamujt e PS dhe partive tjera

Mjaft e guximshme ka qenë deklarata e kryebashkiakut demokrat në një nga takimet e tij elektorale në fushatën e këtyre ditëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë së Kamzës, i njohur për bindjet e tij të theksuara demokrate ka bërë një deklaratë të fortë ndaj banorëve të njësisë që ai administron.

“Hiqni flamujt e PS dhe të LSI që keni mbi çatitë e shtëpive, në të kundërt do tu shembim shtëpitë, komunat…”, është shprehur Mziu teksa mbante një fjalim në prani të disa banorëve të zonës, deklaratë që nga simpatizantët e Partisë Demorkatike është pritur me brohorima e ovacione.

Deklarata e fortë e kryebashkiakut Mziu është bërë në prag të ditës së votimeve, ditë kur rastet e incidenteve kanë qenë të shumta mes militantëve dhe zyrtarëve të subjekteve politike. Shumë prej tyre janë kërcënuar me armë, janë dhunuar e kanosur, ndërsa me këtë kërcënim kryebashkiaku i Kamzës duket sikur “po i hedh më shumë benzinë zjarrit”.