VIDEO/ Ky telefon është i pathyeshëm dhe shumë i lirë – Lexo.al

VIDEO/ Ky telefon është i pathyeshëm dhe shumë i lirë

Kompania kineze Oukitel, ashtu siç kishte premtuar, ka lansuar smartfonin e saj të ri me dy SIM kartela, C5 Pro. Oukitel C5 Pro vjen me kornizë tërësisht nga metali, prandaj cilësohet si smartfon i pathyeshëm.

Smarftoni i pathyeshëm vjen me ekran 5-inç HD me xhamin mbrojtës Asahi Glass ose Corning Glass, ende nuk është e qartë me cilin, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, si dhe me 2 gigabajt RAM memorie.

Oukitel C5 Pro ka fortësinë prej 9H dhe presionin prej 800 MPa, dhe për ta vërtetuar se ky është vërtetë një smarfton i pathyeshëm, kompania ka bërë një video të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Smartfoni i pathyeshëm C5 Pro pritet të fillojë të shitet nga java e ardhshme me çmim prej 69.99 dollarë, që do të thotë se është tepër i lirë për një smartfon të tillë me dy SIM kartela.