Video/ Kandidati i LSI-së i fut zarfin me para në xhep militantit, Tahiri publikon videon: Shih e shkruaj, çdo fjalë është e tepërt – Lexo.al

Video/ Kandidati i LSI-së i fut zarfin me para në xhep militantit, Tahiri publikon videon: Shih e shkruaj, çdo fjalë është e tepërt

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Saimir Tahiri pas pas video-skandalit të publikuar në media ku deputeti i LSI-së Viktor Tushaj i fuste një zarf në xhep simpatizantit të kësaj partie Gjovalin Gjini, si shpërblim për rolin që luajti në inskenimin e ngjarjes.

“Shih e shkruaj thote populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…” shkruan  Tahiri ndërsa publikon pamjet.

 

Gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e militantit të LSI-së, teksa ai po zbriste shkallët,  kandidati i  Lezhës, i futi një zarf në xhep të plagosurit, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment.