Video/ Ç’përmban zarfi që po i fut në xhep kandidati në Lezhë, militantit të dhunuar? – Lexo.al

Video/ Ç’përmban zarfi që po i fut në xhep kandidati në Lezhë, militantit të dhunuar?

Një ndër përkrahësit e LSI-së në Lezhë Gjovalin Gjini, u dhunua barbarisht nga persona ende të paidentifikuar vetëm dy net më parë.

Një ditë më pas, presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta, ishte për ta takuar Gjinin, nga ku bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit.

Mirëpo, ajo që ka rënë më shumë në sy, është një detaj ku ish-kryetari i Bashkisë njëkohësisht kryesuesi i liastës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj, i jep Gjovalin Gjinit një zarf.

Ai e ka ndjekur teksa po zbrisnin nga shkallët dhe në “fshehtësi”, të paktën kështu kujtonte, i ka futur zarfin në xhep. Sa para mori Gjovalini?