VIDEO/ ‘Audiopërgjimi’, Xhafaj: Sharlatanët politikë si meritojnë shpjegimet, mashtrim publik nga PD-ja – Lexo.al

VIDEO/ ‘Audiopërgjimi’, Xhafaj: Sharlatanët politikë si meritojnë shpjegimet, mashtrim publik nga PD-ja

Në një kohë kur opozita kërkon dorëheqjen e tij pas publikimit të një audiopërgjimi ku implikohet Agron Xhafaj, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë publikisht.

Ndonëse kjo e sotmja ka qenë një ditë e ngjeshur, pasi zhvilloi një takim me Ramën në Kryeministri, apo dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, Xhafaj paralajmëroi një konferencë për mediat. Që në nisje të fjalës së tij ai hodhi poshtë çdo akuzë që opozita prej ditësh ka lëshuar ndaj tij. Ai tha se shume kane folur keto dite ne emer te ligjit dhe moralit pas nje raporti nga autoritetet italiane per vellain e tij. Xhafaj tha se shume jane rrekur te tregojne ligjin dhe moralin.
“Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet “, tha Xhafaj.

anë rrekur të më tregojnë ligjin e të më vendosin përballë apsqyrës së moralit, kur unë sot nuk do shpenzoja kohë e energji të paktën kështu si po e bëj. Shalratantë politikë e të çdo lloji tjetër, shantazhuesit politikë, intrigantët politikë e çdo lloji tjetër, për asnjë shkak e arsye mroale, më shumë akoma, nuk meritojnë përgjigjen.

Disa prej kategorive më sipër meritojnë injorim e përbuzje, e të tjerë përballje me ligjin dhe përballje me forcën e ligjit ëpr shkeljet që kanë bërë.

Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim, Agron Xhafaj,. Siç është e njohur ka marrë një dënim penal në Itali. I përgjegjshëm ndaj zgjedhësve, disa herë nga viti 2002 kam bërë deklairme publike për këtë çështje”, deklaroi Xhafaj.

Po ashtu, minsitri deklaroi se dënimi i vëllait të tij është parashkruar. Po ashtu, Xhafaj deklaroi se nuk ishte ai që e këshilloi për vendimin që ndërmorri për t’ju dorëzuar autoriteteve italiane. Xhafa tha se nuk ishte në kushtet kur do vinte veten në provë si ministër për zbatimin e vendimit, nëse do kërkohej arrestimi i tij.

“Ndjekja penale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar në arastin e vëllit tim ëhstë parashkruare, rrjedhjesmisht, për asnjë rrethanë, Agron Xhafaj nuk duhet të bëjë asnjë ditë burg. Pra, nëse im vëlla do bënte njohjen e venimit penal.  Ai nuk ma dha rastin si ministër i Brendshëm të vija veten në proivë nëse do kërkohej ekzekutimi i këtij vendimi”, u shpreh Xhafaj.j.j