Vendoset pllaka e parë e Bulevardit të Ri. Ja si do të jetë Tirana 2020 (Foto) – Lexo.al

Vendoset pllaka e parë e Bulevardit të Ri. Ja si do të jetë Tirana 2020 (Foto)

Projekti për ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Pasi ka përfunduar i gjithë procesi i shtrimit të tubacioneve nëntokësore dhe infrastrukturës mbështetëse, sot Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën pllakën e parë të Bulevardit të Ri.

I lançuar si një projekt madhor i Bashkisë së Tiranës në vitin 2011, puna për zgjatimin e Bulevardit “Zogu i Parë” u rigjallërua në vitin 2015, pas disa vitesh ndërprerje. Gjithashtu, në 2015-n u vendos ndryshimi i projektit fillestar, i cili parashikonte shndërrimin e të dy anëve të bulevardit në një kantier ndërtimi, duke reduktuar ndërtimet dhe duke shtuar hapësirën e gjelbërt.

Gjatë inagurimit të punimeve, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “Pllakat e reja i vënë vulën punës që po bëjmë ne. Në 14 Mars do hapim parkingun e ri dhe pazarin e ri në Tiranë”.

Gjithashtu, Kryeministri Rama theksoi se: “Tirana do ketë shumë shpejt bulevardin e ri e më në fund sheshin e vet, është i vetmi kryeqytet pa shesh në Evropë dhe i vetmi qytet në Shqipëri tanimë që po ndërton në fund sheshin e vet”.

Bulevardi i Ri është vetëm një prej projekteve madhore, që do të ndryshojë tërësisht fytyrën e Tiranës së të ardhmes. Brenda këtij viti do të përfundojë Sheshi Qëndror i qytetit, së bashku me mbikalimin e Unazës së Re. Brenda 2020-s, Tiranës do t’i shtohet stadiumi i ri kombëtar, Parku Olimpik, kampusi i ri universitar, stacioni i ri i autobuzëve, do të shtohet mbikalimi tek sheshi Shqiponja, do të përfundojë e gjithë Unaza e Madhe e qytetit dhe një numër rrugësh të tjera, do të rebabilitohet e gjelbërohet hapësira e Bregut të Lumit, si dhe do të rehabilitohet Liqeni i Farkës, etj.

cb3e2063-47d3-41cf-bc68-d3ec2264d6ce a46a0c5d-06c2-4ee0-8fb0-44ed11972605 731dd82d-9174-4aa3-963e-9a113a417262 9edf37e8-55ab-4bb4-b489-fcfad8bc760c 7b9ce0a8-1b64-4eab-98ec-3aabe0260ba5 3fe64d8d-53d2-4175-b084-d5e9c7c24eaa